Qendrore

PANDURI: PDK-JA NUK KA MARRËVESHJE ME LVV-NË, ASNJË BASHKËPUNIM EDHE NËSE OFROHET PRESIDENTI APO GJYSMA E QEVERISË

30.03.2026. 1 min čitanja

PANDURI: PDK-JA NUK KA MARRËVESHJE ME LVV-NË, ASNJË BASHKËPUNIM EDHE NËSE OFROHET PRESIDENTI APO GJYSMA E QEVERISË width= Moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Duke iu referuar burimeve brenda PDK-së, Panduri theksoi se qëndrimi i kësaj partie është i qartë dhe i prerë kundër çdo bashkëpunimi me LVV-në, pavarësisht ofertave të mundshme politike. Ai shtoi se edhe në rast se kryeministri Albin Kurti do t’i ofronte PDK-së postin e presidentit apo gjysmën e qeverisë, kjo parti nuk do të pranonte një marrëveshje të tillë. “Me PDK-në s’ka marrëveshje, as s’ka me pas… mas zgjedhjeve kena kohë me ba llaf”, është shprehur Panduri. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur skena politike në vend po karakterizohet nga diskutime dhe spekulime rreth mundësive të koalicioneve pas zgjedhjeve. — Dragash Info