Botë

Panairi i ushqimeve tradicionale në ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, aktivitet me karakter humanitar 18.02.2026 – Në…

18.02.2026. 2 min čitanja

Panairi i ushqimeve tradicionale në ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, aktivitet me karakter humanitar

18.02.2026 – Në ambientet e ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, sot u zhvillua një aktivitet me nxënës dhe mësimdhënës në kuadër të projektit “Promovimi i tolerancës dhe diversitetit kulturor”. Ky shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar nga shkolla.

Në hollin e shkollës u organizua një panair me ushqime tradicionale, me synim promovimin e vlerave kulturore, traditave, përgjegjësisë sociale dhe frymës së bashkëjetesës.

Nxënësit, në bashkëpunim me prindërit, kontribuan në përgatitjen e ushqimeve tradicionale, të cilat u ekspozuan dhe u shitën gjatë aktivitetit.

Të ardhurat e grumbulluara nga panairi do të dedikohen për qëllime humanitare, duke i dhënë këtij organizimi edhe një dimension solidariteti dhe humanizmi.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me "Kryqi i Kuq i Kosovës" – Dega në Dragash, ndërsa koordinatore të projektit ishin psikologia e shkollës Suela Riza dhe mësimdhënësja e matematikës Mimoza Krasniqi.

Ky organizim ndikoi pozitivisht në forcimin e ndjenjës së solidaritetit, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë sociale te nxënësit, duke dëshmuar rëndësinë e projekteve që promovojnë tolerancën, diversitetin kulturor dhe humanizmin në komunitetin shkollor.

— Dragash Info

Original Facebook objava