Qendrore

Pamje tronditëse: 5-vjeçari nga Janjeva në gjendje të rëndë, prindërit arrestohen

18.03.2026. 2 min čitanja

Pamje tronditëse: 5-vjeçari nga Janjeva në gjendje të rëndë, prindërit arrestohen Një rast i rëndë që ka tronditur opinionin publik është raportuar në Janjevë, ku një fëmijë 5-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Sipas raportimit të Kiks Kosova, fëmija kishte plagë të rënda në shputa, si dhe shenja lëndimesh edhe në pjesë të tjera të trupit, përfshirë kokën dhe veshin. Ngjarjen e ka rrëfyer gruaja e axhës së fëmijës, e cila ka qenë e para që ka vërejtur gjendjen e rëndë të tij. Ajo ka treguar se fillimisht nuk i kishte vërejtur lëndimet në këmbë, pasi fëmija ishte i ulur dhe mbahej me duar, por më pas dyshimet e saj janë shtuar dhe ka kërkuar që ai të dërgohet urgjentisht për trajtim mjekësor. Sipas saj, mjekët kanë vlerësuar se lëndimet në shputa nuk janë të ditës së fundit, duke ngritur dyshime për neglizhencë të vazhdueshme. Fëmija është aktualisht nën kujdesin e vazhdueshëm të stafit mjekësor në QKUK, ku janë përfshirë edhe specialistë si kirurgu plastik dhe pediatri, si dhe mbështetje nga psikologë dhe punonjës socialë. Ndërkohë, rasti është trajtuar edhe nga Qendra për Punë Sociale, e cila ka konfirmuar se çështja është referuar tek organet e drejtësisë dhe është në hetim. Lidhur me këtë rast, prindërit e fëmijës janë arrestuar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve. — Dragash Info