Botë

Pajtesa Berisha nis mandatin e dytë si asambleiste në Kuvendin Komunal të Dragashit Asambleistja Pajtesa Berisha ka n…

27.01.2026. 2 min čitanja

Pajtesa Berisha nis mandatin e dytë si asambleiste në Kuvendin Komunal të Dragashit

Asambleistja Pajtesa Berisha ka njoftuar sot fillimin e mandatit të saj të dytë në Kuvendin Komunal të Dragashit, duke falënderuar qytetarët për besimin e ripërtërirë.

Përmes një deklarate publike, Berisha ka theksuar se mbështetja e qytetarëve për të është një përgjegjësi e madhe dhe njëkohësisht motiv për të vazhduar angazhimin e saj institucional me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë.

“Ju falënderoj sinqerisht për besimin e dhënë edhe një herë. Ky besim është përgjegjësi e madhe dhe motiv për të vazhduar punën me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë, gjithmonë në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit të komunës sonë,” ka deklaruar Berisha.

Ajo ka shtuar se gjatë mandatit të saj do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal dhe do të angazhohet për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Dragashit.

— Dragash Info

Original Facebook objava