Botë

Paçarizi kërkon rinumërim të plotë të votave: “Procesi po cenon besimin e qytetarëve” Procesi i rinumërimit të votave…

18.01.2026. 2 min čitanja

Paçarizi kërkon rinumërim të plotë të votave: “Procesi po cenon besimin e qytetarëve”

Procesi i rinumërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nxitur reagime të forta dhe shqetësime serioze mbi integritetin e procesit zgjedhor. Kandidati Fetah Paçarizi, të cilit sipas rinumërimit i janë hequr rreth 6 mijë vota, ka reaguar publikisht duke kërkuar transparencë të plotë, hetime të pavarura dhe përgjegjësi institucionale.

Në reagimin e tij, Paçarizi thekson se ajo që po ndodh gjatë rinumërimit është alarmante dhe krijon dyshime të arsyeshme mbi korrektësinë e procesit, duke cenuar drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në zgjedhje.

“Për të garantuar transparencën, barazinë dhe respektimin e vullnetit real të qytetarëve, është i domosdoshëm rinumërimi i plotë i votave në të gjithë vendin, përfshirë edhe votat e diasporës”, ka deklaruar ai.

Paçarizi ka sqaruar se është i përfshirë rishtas në politikë dhe se nuk ka mbajtur asnjëherë poste apo përgjegjësi politike. Ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë ndikim në procesin zgjedhor dhe është distancuar qartë nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë, qoftë në emrin e tij apo në dëm të votës së lirë.

Duke iu drejtuar institucioneve të drejtësisë, Paçarizi ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit të nisë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale, ndërsa nga KQZ-ja ka kërkuar llogaridhënie publike dhe ofrim të provave të qarta mbi ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj.

“Pavarësia institucionale nuk nënkupton mungesë përgjegjësie. Gabimi apo manipulimi i këtij niveli është përgjegjësi shtetërore”, ka përfunduar Paçarizi.

— Dragash Info

Original Facebook objava