Pa post qeveritar – Blerim Sallahu kalon në kabinetin e Kurtit si këshilltar ligjor
Pa post qeveritar – Blerim Sallahu kalon në kabinetin e Kurtit si këshilltar ligjor Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, është emëruar këshilltar ligjor në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti. Sallahu kishte shërbyer për disa vite si zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 2 dhe për një periudhë edhe si ushtrues detyre i ministrit të Drejtësisë. Megjithatë, në përbërjen e re të qeverisë ai nuk do të mbajë më një rol drejtues në ekzekutiv, duke kaluar në pozitën e këshilltarit ligjor pranë kryeministrit. Në praktikën politike, një lëvizje e tillë shpesh interpretohet si ulje në hierarkinë institucionale, ndonëse Sallahu e ka paraqitur këtë angazhim si vazhdim të kontributit të tij në forcimin e shtetit të së drejtës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sallahu ka bërë të ditur se me ftesë të kryeministrit Kurti i është bashkuar kabinetit të tij si këshilltar ligjor, duke theksuar se ky rol për të përfaqëson vazhdim të angazhimit për institucionet dhe shtetin e Kosovës. — Dragash Info