Botë

OVL UÇK reagon ashpër ndaj Dhomave të Specializuara për refuzimin e vizitës humanitare për Salih Mustafën Organizata…

20.12.2025. 2 min čitanja

OVL UÇK reagon ashpër ndaj Dhomave të Specializuara për refuzimin e vizitës humanitare për Salih Mustafën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të mos i mundësuar Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.
Sipas OVL UÇK-së, Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe, si i tillë, nuk paraqet asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor. Organizata vlerëson se refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim të plotë me parimet themelore të të drejtave të njeriut.
OVL UÇK ka paralajmëruar se këtë shqetësim do ta adresojë tek institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat relevante për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për, siç thuhet, shkelje të rënda të standardeve humane dhe ligjore.
“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.
|Dragash Info|

Original Facebook objava