Osmani thotë se ka rikonfirmuar njohjen e Kosovës nga rreth 20 shtete Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaru…
Osmani thotë se ka rikonfirmuar njohjen e Kosovës nga rreth 20 shtete
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet kryesore të mandatit të saj presidencial është rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga rreth 20 shtete, për të cilat Serbia kishte pretenduar se kishin tërhequr njohjen.
Në një intervistë, Osmani ka theksuar se e Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e “çnjohjes” së shteteve, duke shtuar se pretendimet e tilla i kanë shkaktuar Kosovës dëm të madh në imazhin ndërkombëtar, në procesin e sigurimit të njohjeve të reja dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sipas saj, Presidenca e Kosovës ka trajtuar në mënyrë sistematike të gjitha rastet e pretenduara për çnjohje gjatë pesë viteve të fundit, duke siguruar rikonfirmimin e tyre nga shumica dërrmuese e shteteve të përmendura.
“Vetëm nga një shtet ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare, ndërsa të gjitha rastet e tjera janë rikonfirmuar”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka theksuar se këto rikonfirmime përbëjnë një sukses diplomatik për Kosovën dhe kontribuojnë në forcimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, përkundër fushatave të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.
© Dragash Info