Botë

Osmani priti Begajn, theksuan nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës Presidentja e Kos…

11.12.2025. 1 min čitanja

Osmani priti Begajn, theksuan nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin thotë se diskutuan për nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

"Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona" – shkruan Osmani në Facebook.

Original Facebook objava