Qendrore

Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut, kërkohet zgjedhja sa më e shpejtë e presidentit të ri

04.04.2026. 2 min čitanja

Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut, kërkohet zgjedhja sa më e shpejtë e presidentit të ri width= Vjosa Osmani i ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e presidentes ushtrueses së detyrës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni institucionale të mbajtur në Presidencë. Pas përfundimit të mandatit të saj dhe mungesës së zgjedhjes së një presidenti të ri nga Kuvendi, rolin e ushtrueses së detyrës do ta mbajë Haxhiu, në cilësinë e kryetares së Kuvendit. Osmani, gjatë dorëzimit të detyrës, theksoi se posti i presidentit mbart përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe nuk është një detyrë e lehtë, duke i uruar suksese pasueses së saj. Ajo njëkohësisht bëri thirrje që institucionet të veprojnë shpejt për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, në funksion të ruajtjes së stabilitetit institucional. Nga ana tjetër, Haxhiu u zotua se do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi të plotë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ajo kërkoi nga partitë politike që të tejkalojnë dallimet dhe të mundësojnë sa më parë zgjedhjen e presidentit të ri, duke e cilësuar këtë si një obligim të domosdoshëm shtetëror. Ky zhvillim vjen në një moment kur vendi përballet me sfida politike dhe kërkon stabilitet institucional, ndërsa pritet që Kuvendi të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e kësaj çështjeje. — Dragash Info