Botë

Organizohet punëtoria e dytë mbi komunikimin ndërkulturor në kuadër të projektit “Bridging Cultures” përkrahur nga pr…

12.12.2025. 2 min čitanja

Organizohet punëtoria e dytë mbi komunikimin ndërkulturor në kuadër të projektit “Bridging Cultures” përkrahur nga programi SHER dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Universiteti i Prizrenit ka njoftuar se sot vazhduan aktivitetet e projektit “Bridging Cultures: Intercultural Communication at University ‘Ukshin Hoti’ Prizren in Kosovo”, të mbështetur nga programi SHER, duke organizuar punëtorinë e dytë me studentë të universitetit.

Sipas njoftimit, punëtoria e fokusuar në temën “Intercultural Communication: Understanding Ourselves and Others”, syntoi të thellojë aftësitë e studentëve për të komunikuar në mënyrë efektive në një ambient të shumëllojshëm kulturor dhe gjuhësor.

"Aktivitetet u zhvilluan përmes metodave interaktive, punës në grup dhe zgjidhjes së situatave të keqkuptimit kulturor, duke nxitur reflektim personal dhe bashkëpunim ndërmjet pjesëmarrësve. Pjesë e punëtorisë ishte edhe analiza e stilit personal të komunikimit, aktiviteti 'Kultura në një fjalë', si dhe puna në grupe për të identifikuar dhe propozuar zgjidhje për sfida të zakonshme të komunikimit ndërkulturor. Studentët u angazhuan në mënyrë aktive dhe krijuan postera prezantues, të cilët reflektonin perceptimet dhe përvojat e tyre individuale" – thuhet në njoftim.

Universiteti i Prizrenit thekson tutje se mbetet i përkushtuar ndaj promovimit të një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës dhe mbështetjes së të rinjve në zhvillimin e kompetencave të komunikimit ndërkulturor, të domosdoshme për suksesin e tyre akademik dhe profesional. |Dragash Info|

Original Facebook objava