Botë

Onkologu Ilir Kurtishi dhuron gjak për pacientët në Spitalin e Prizrenit: Humanizmi është detyrim njerëzor Mjeku Ilir…

29.01.2026. 1 min čitanja

Onkologu Ilir Kurtishi dhuron gjak për pacientët në Spitalin e Prizrenit: Humanizmi është detyrim njerëzor

Mjeku Ilir Kurtishi, pas ofrimit të shërbimit onkologjik në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit "Prim. Dr. Daut Mustafa", ka dhuruar gjak vullnetarisht për pacientët e Repartit të Onkologjisë.

Ai ka thënë se humanizmi nuk është vetëm pjesë e profesionit të mjekëve, por edhe detyrim njerëzor.

"Pas ofrimit të shërbimit onkologjik në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, dhurova gjak vullnetar për pacientët onkologjikë që çdo ditë luftojnë për jetën. Në këtë betejë të vështirë, çdo pikë gjaku është shpresë, çdo gjest është mbështetje. Humanizmi nuk është vetëm pjesë e profesionit tonë, por detyrim njerëzor" – ka shkruar Kurtishi në Facebook.

– Dragash Info

Original Facebook objava