Botë

OJQ AVOKO hap thirrje për trajnime të avancuara në IT me mundësi punësimi OJQ AVOKO ka njoftuar hapjen e afërt të pro…

14.02.2026. 2 min čitanja

OJQ AVOKO hap thirrje për trajnime të avancuara në IT me mundësi punësimi

OJQ AVOKO ka njoftuar hapjen e afërt të programeve të avancuara në fushën e Teknologjisë Informative (IT), të dedikuara për të rinj dhe të reja që synojnë zhvillim profesional dhe punësim në sektorin e teknologjisë.

Sipas njoftimit, trajnimet janë të dizajnuara në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe do të përfshijnë mësim praktik, punë në projekte reale dhe mentorim profesional. Organizata thekson se ka marrëveshje bashkëpunimi me kompani vendore dhe ndërkombëtare të IT-së, duke krijuar mundësi konkrete për punësim të pjesëmarrësve më të suksesshëm.

Programet e trajnimit përfshijnë:

HTML – ndërtimi i strukturës së uebfaqeve

CSS – dizajni dhe stilimi profesional

JavaScript – funksionaliteti dhe logjika e aplikacioneve

MySQL Database – menaxhimi i databazave

Node.js – zhvillimi i aplikacioneve backend

Integrim Frontend & Backend

Punë praktike në projekte reale

Përgatitje për intervista dhe tregun e punës

Mundësi punësimi

OJQ AVOKO bën të ditur se pjesëmarrësit më të dalluar do të kenë mundësi punësimi ose praktike profesionale, si dhe mbështetje për lidhje me kompani partnere edhe pas përfundimit të trajnimit.

Si të aplikoni?

Të interesuarit duhet të dërgojnë:

Emrin dhe mbiemrin
Moshën
Vendbanimin
Llojin e trajnimit (IT – Programim)

📧 Email: ojq.avoko@gmail.com
📱 Tel: 044 244 948
📲 Ose përmes mesazheve në Facebook & Instagram të OJQ AVOKO

Programi synon të përgatisë të rinjtë me shkathtësi konkrete për punësim, praktikë profesionale ose angazhim në freelancing.

— Dragash Info

Original Facebook objava