Nxënësit pa ngrohje në ShFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash
Nxënësit pa ngrohje në ShFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash Në ShFMU “Fetah Sylejmani” tash e më shumë se një muaj mungon ngrohja, duke detyruar nxënësit të ndjekin mësimin në kushte të papërshtatshme dhe temperatura të ulëta. Sipas reagimit të Uran Halimi nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Dragash, dyshimet lidhen me keqpërdorime dhe kontrata fiktive për furnizim me dru, në një kohë kur sistemi i ngrohjes në shkolla funksionon me pelet. Halimi ka ngritur pyetje publike ndaj ekzekutivit komunal, duke kërkuar përgjegjësi për situatën: “A po e keni mjaftueshëm nxehtë në komunë juve dhe a ndjeni përgjegjësi ndaj nxënësve që po detyrohen të mësojnë në temperatura kaq të ulëta?” Situata mbetet shqetësuese për prindërit dhe komunitetin, ndërsa kërkohet reagim urgjent nga institucionet përkatëse. — Dragash Info