Botë

Nxënës nga Koreja sjellin kulturën e tyre në Dragash – Shfaqje speciale nga CCA KIDZ Më 22 janar 2026, Shtëpia e Kult…

19.01.2026. 2 min čitanja

Nxënës nga Koreja sjellin kulturën e tyre në Dragash – Shfaqje speciale nga CCA KIDZ

Më 22 janar 2026, Shtëpia e Kulturës “Abdurrahman Gerdellaj” në Dragash do të presë një aktivitet të veçantë kulturor me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të 4-ta deri në të 6-ta nga një shkollë e Kores, pjesë e grupit CCA KIDZ.

Ky grup, që funksionon nën Central Christian Academy (CCA), një institucion i themeluar në vitin 1994, ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin shpirtëror të nxënësve, duke i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes.

Gjatë vizitës së tyre në Dragash, CCA KIDZ do të ofrojë një program të pasur kulturor, duke përfshirë:

Daulle tradicionale koreane – DO DREAM

Arte marciale – TAE KWON DO

Vallëzim special – KIDZ CHORALE

Shfaqja do të mbahet të enjten, më 22 janar, duke filluar nga ora 11:00, dhe pritet të sjellë një atmosferë festive dhe ndërkulturore, duke i afruar komunitetit të Dragashit traditat dhe energjinë e nxënësve nga Koreja.

Ky aktivitet përbën një mundësi të veçantë për banorët dhe nxënësit e zonës për të njohur dhe përjetuar kulturën koreane në mënyrë të drejtpërdrejtë.

— Dragash Info

Original Facebook objava