Botë

NJOFTIM PËR TAKIMIN II (E DYTË) PUBLIK ME QYTETARË Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Dragashit, grupet e int…

16.12.2025. 1 min čitanja

NJOFTIM PËR TAKIMIN II (E DYTË) PUBLIK ME QYTETARË

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Dragashit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, që të marrin pjesë në TAKIMIN II (E DYTË) PUBLIK ME QYTETARË PËR PUNËN E GJASHTËMUJORIT TË DYTË TË VITIT 2025.

Takimi publik me qytetarë do të mbahet më datën 30.12.2025 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit.

Në këtë takim qytetarët do të kenë rastin që të njoftohen lidhur me punën e qeverisë lokale për periudhën e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, si dhe zhvillimet lokale në Komunë. Gjithashtu, qytetarët pjesëmarrës në takim do ta kenë mundësinë që të shtrojnë pyetjet, vërejtjet dhe komentet e tyre lidhur me çështjet e interesit të përgjithshëm.

Ju mirëpresim!

Original Facebook objava