NJOFTIM PËR QYTETARËT Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të kohëve të fundit, rrugët magjistrale Glloboçicë-Krushev…
NJOFTIM PËR QYTETARËT
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të kohëve të fundit, rrugët magjistrale Glloboçicë-Krushevë dhe Dragash-Brod në regjionin e Gorës janë bllokuar, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Pavarësisht kërkesave për të intervenuar në sanimin e kësaj gjendjeje, në mungesë të ndërhyrjes nga autoritetet qendrore dhe ministria përkatëse, Komuna e Dragashit, me angazhimin e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe me ndihmën e operatorëve ekonomikë lokalë, ka bërë pastrimin dhe hapjen e këtyre rrugëve.
Komuna e Dragashit vazhdon të jetë e angazhuar dhe në shërbim të nevojave dhe kërkesave të të gjithë qytetarëve të saj.
Zyra për Informim
Komuna e Dragashit








