NJOFTIM PËR QYTETARËT: Atestimi i xhamave të errësuar (alofolive) hyn në fuqi
NJOFTIM PËR QYTETARËT: Atestimi i xhamave të errësuar (alofolive) hyn në fuqi
Nga data 1 prill 2026, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re për vendosjen e folie (alofolive) në xhamat e automjeteve. Sipas legjislacionit aktual dhe udhëzimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës, çdo automjet me xhama të errësuar duhet të pajiset me A-test (certifikatë homologimi). Ky test vërteton se niveli i errësimit të xhamave është brenda normave të lejuara, duke siguruar sigurinë në trafikun rrugor dhe respektimin e ligjit. Automjetet që nuk i nënshtrohen këtij atestimi mund të përballen me masa administrative nga autoritetet përkatëse. Qytetarët këshillohen të kontaktojnë qendrat e autorizuara për homologim për të kryer testin dhe marrë certifikatën përkatëse. — Dragash Info