Njoftim për mbajtjen e takimit të dytë publik të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj Në bazë të Ligjit Nr.
Njoftim për mbajtjen e takimit të dytë publik të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj
Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 92 të Statutit të Komunës së Prizrenit me Nr. 01/011-5643, Kryetari i Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me Njësinë për Komunikim me Publikun organizojnë:
TAKIMIN E DYTË PUBLIK ME QYTETARË
Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, OJQ-të dhe palët tjera të interesuara, në takimin e dytë publik të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, me qytetarë. Në këtë takim para qytetarëve Kryetari raporton për punën njëvjeçare Janar-Dhjetor 2025.
Takimi Publik mbahet më 30.12.2025 (e martë) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), në orën 09:00.
Takimi është i hapur për qytetarët, për parashtrimin e pyetjeve adresuar Kryetarit dhe ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre u interesojnë.
Komentet dhe sugjerimet tuaja mund t’i dërgoni deri më 29.12.2025 në orën 09:00, në e-mail-at: Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net si dhe në formë fizike në këtë adresë: Rruga “Adem Jashari” Nr 275 Prizren 20000 (Shtëpia e Bardhë).
Raportet e punës së Kryetarit të komunës mund t’i gjeni të publikuara në këtë vegëz:
https://prizren.rks-gov.net/raportet-e-kryetarit/