NJOFTIM I RËNDËSISHËM
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Më datë 08.04.2026 (e mërkurë), në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 17:00, do të zhvillohen punime në rrjetin elektroenergjetik në fshatin Restelicë, saktësisht në zonën tek tuneli. Gjatë kësaj kohe: Do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit për kamionë dhe mjete të rënda. Qarkullimi i veturave do të lejohet vetëm në mënyrë të organizuar dhe nën mbikëqyrje. Punimet janë të natyrës teknike dhe paraqesin rrezik të lartë, prandaj kërkohet respektim maksimal i udhëzimeve në terren. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të rrjetit elektroenergjetik dhe rritjes së sigurisë për të gjithë zonën. — Dragash Info