Qendrore
Njoftim: Dita e parë e Fitër Bajramit më 20 mars 2026
Njoftim: Dita e parë e Fitër Bajramit më 20 mars 2026 Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe opinionin e gjerë se muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026. Sipas këtij njoftimi, dita e parë e festës së Fitër Bajrami është të premten, më 20 mars 2026. Me këtë rast, Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash ua uron festën të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve, duke lutur Zotin që të jenë pranuar agjërimi, lutjet dhe ibadetet gjatë këtij muaji të shenjtë. Me fat festa e Fitër Bajramit! — Dragash Info