Botë

Një i plagosur gjatë një konflikti mes disa personave në Suharekë Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një kon…

27.12.2025. 2 min čitanja

Një i plagosur gjatë një konflikti mes disa personave në Suharekë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti mes disa personave, i cili ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për Dragash Info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka deklaruar Bytyqi.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, ndërsa detaje shtesë pritet të bëhen publike pas përfundimit të procedurave hetimore.

Original Facebook objava