Botë

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prizren Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizre…

10.02.2026. 1 min čitanja

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

— Dragash Info

Original Facebook objava