Lokale

Nesër përkujtohet 27-vjetori i Betejës së 11 Marsit në Jeshkovë

10.03.2026. 2 min čitanja

Nesër përkujtohet 27-vjetori i Betejës së 11 Marsit në Jeshkovë Nesër përkujtohet 27-vjetori i Betejës së 11 Marsit 1999, një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e zhvilluar në fshatin Jeshkovë të Prizren. Me këtë rast, kryetari i Organizatës se Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Prizrenit, Isa Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në homazhet kushtuar dëshmorëve të rënë për liri. Sipas tij, më 11 mars 1999 në këtë betejë heroike ranë 21 dëshmorë të lirisë, pjesëtarë të njësisë speciale të Brigadës 125 të ZOP-it, në krye me komandantin Hysen Rexhepi. Në nderim të sakrificës së tyre do të zhvillohen homazhe sipas kësaj agjende: • Ora 10:00 – Homazhe në Landovicë • Ora 11:00 – Homazhe pranë Lapidarit në fshatin Jeshkovë Organizatorët kanë ftuar familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës, si dhe qytetarët, që të marrin pjesë në këtë përkujtim për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. — Dragash Info