Botë

Nesër në ora 12:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është cak…

10.02.2026. 1 min čitanja

Nesër në ora 12:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet nesër, më 11 shkurt 2026, me fillim nga ora 12:00.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, duke njoftuar se vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani pas konsultimeve me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend.

Sipas njoftimit zyrtar, thirrja e seancës konstituive është bërë duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve të reja, miratimin e buxhetit, si dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në postimin e publikuar nga Presidenca thuhet se presidentja Osmani ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese për të siguruar funksionalizimin e institucioneve të vendit pas përfundimit të procesit zgjedhor.

— Dragash Info

Original Facebook objava