Botë

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K në Prizren Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ë…

20.02.2026. 2 min čitanja

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Innovation & Training Park (ITP Prizren) dhe Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) për bashkëfinancimin e projektit “Digital Innovation Gateway for Kosovo – DIG4K” (Porta e Inovacionit Dixhital për Kosovën).

Sipas njoftimit, projekti DIG4K synon ofrimin e shërbimeve të digjitalizimit dhe transformimit digjital për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, si dhe për një pjesë të sektorit publik.

Ky bashkëpunim synon në veçanti bizneset e regjionit të Prizrenit, të cilat tashmë janë duke përfituar nga shërbimet e projektit. Përmes bashkëfinancimit nga Komuna e Prizrenit, atyre u mundësohet të avancojnë përtej mbështetjes bazë dhe të digjitalizojnë proceset e tyre, në përputhje me nevojat dhe objektivat e tyre zhvillimore.

Kryetari Totaj ka ftuar të rinjtë dhe bizneset që të kontribuojnë në ndërtimin e një ekosistemi më të fuqishëm inovacioni, duke krijuar mundësi të reja zhvillimi, punësimi dhe transformimi digjital për qytetin dhe regjionin.

— Dragash Info

Original Facebook objava