Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për fuqizimin e grave sipërmarrëse në Dragash
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për fuqizimin e grave sipërmarrëse në Dragash Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim drejtorin e projektit “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, Valentin Hoxha, me të cilin është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për zbatimin e këtij projekti në Komunën e Dragashit. Sipas njoftimit, projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatohet nga PREDA Plus, në partneritet me WEntrepreneur dhe me mbështetjen e Arbeiter-Samariter-Bund. Ky bashkëpunim synon të mbështesë dhe fuqizojë gratë sipërmarrëse në Komunën e Dragashit, përmes zhvillimit të aftësive të tyre në biznes, krijimit të rrjeteve profesionale dhe rritjes së mundësive për pjesëmarrje aktive në ekonominë lokale. Kryetari Xheladini theksoi se Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar për të krijuar më shumë mundësi për gratë dhe vajzat, duke mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në promovimin e barazisë gjinore në shoqëri. Ai gjithashtu falënderoi drejtorin e projektit dhe partnerët për bashkëpunimin dhe angazhimin në mbështetje të grave sipërmarrëse në Kosovë. — Dragash Info