Botë

Në SHFMU “Ulina” – Kosavë u mbajt ligjëratë kundër dhunës në baza gjinore Në kuadër të projektit “Forcat Komunitare p…

17.01.2026. 2 min čitanja

Në SHFMU “Ulina” – Kosavë u mbajt ligjëratë kundër dhunës në baza gjinore

Në kuadër të projektit “Forcat Komunitare për Ndërgjegjësim dhe Edukim Kundër Dhunës në Baza Gjinore”, në SHFMU “Ulina” në Kosavë është mbajtur një takim edukativ me nxënësit e klasave VIII dhe IX.

Gjatë këtij aktiviteti u diskutua gjerësisht mbi ndikimin dhe pasojat e dhunës në baza gjinore, si dhe mbi mënyrat e parandalimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit brenda komunitetit shkollor dhe më gjerë.

Në këtë takim morën pjesë:

Lindita Kozmaqi Piraj, Zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Dragashit, e cila prezantoi një pasqyrë të detajuar mbi sfidat dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore në nivel lokal;

Puhiza Bekolli, përfaqësuese e Fondacionit Jahjaga, e cila ndau përvojat dhe iniciativat e fondacionit në promovimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe vullnetarë të angazhuar, të cilët kontribuuan me ligjërata dhe punime interaktive, duke ndihmuar në rritjen e vetëdijes së nxënësve për rëndësinë e respektit, barazisë dhe mosdhunës.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të përfitojnë njohuri të vlefshme që kontribuojnë në formimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë, ku dhuna gjinore nuk ka vend.

Ky projekt synon jo vetëm ndërgjegjësimin, por edhe fuqizimin e individëve dhe komunitetit për të reaguar dhe kontribuar në parandalimin e dhunës, duke promovuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.

SHFMU “Ulina” – Kosavë shpreh mirënjohje për këtë ligjëratë dhe falënderon të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

— Dragash Info

Original Facebook objava