Botë

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare kundër dhunës në familje, Komuna e Dragashit, përmes Mekanizmit Komunal Kundër Dh…

26.11.2025. 1 min čitanja

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare kundër dhunës në familje, Komuna e Dragashit, përmes Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje dhe Zyrës së Kryetarit, organizoi një aktivitet sensibilizues me moton “Familje pa dhunë, shoqëri e shëndoshë”.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe shoqërisë civile u mblodhën para objektit të Komunës për të shprehur mbështetjen e tyre në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Komuna e Dragashit dënon çdo formë të dhunës, ndërsa rikujton se askush nuk duhet të heshtë përballë dhunës. Zyrat komunale dhe mekanizmat profesionalë janë të hapura për çdo person që ka nevojë për mbështetje, këshillim apo mbrojtje.

Së bashku, angazhohemi për një komunitet të sigurt dhe të barabartë për të gjithë.

Original Facebook objava