Lokale

NDOTJE ALARMANTE NË BRESANË – MBETURINAT PO SHKATËRROJNË NATYRËN

23.03.2026. 2 min čitanja

NDOTJE ALARMANTE NË BRESANË – MBETURINAT PO SHKATËRROJNË NATYRËN

– Një dukuri shqetësuese e hedhjes së mbeturinave është evidentuar në Parkun e Pishave në fshatin Bresanë të Opojës, duke dëmtuar rëndë një nga hapësirat më të bukura natyrore të kësaj zone. Sipas banorëve, kjo nuk është një rast i izoluar, por një fenomen që po përhapet në shumë fshatra të komunës së Dragashit, si në trevën e Opojës ashtu edhe në atë të Gorës. Ndotja e mjedisit ka shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët, të cilët po e shohin me brengë degradimin e natyrës. Ata theksojnë se një ndër arsyet kryesore të kësaj gjendjeje është mungesa e lokacioneve të caktuara për deponimin e mbeturinave të ngurta nga ana e komunës, si dhe mungesa e ndëshkimeve për personat që ndotin ambientin. Banorët u bëjnë thirrje institucioneve lokale dhe qendrore që të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e këtyre deponive ilegale dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për menaxhimin e mbeturinave. Ata rikujtojnë se Dragashi njihet si zonë me potencial të madh në blegtori dhe turizëm, sektorë që nuk mund të zhvillohen pa një mjedis të pastër. Në videon që do të publikohet bashkë me këtë lajm, shihen qartë mbeturinat e hedhura në këtë hapësirë natyrore, duke dëshmuar përmasat e problemit. — Dragash Info