Sport

Ndeshje e rëndësishme në Dragash: KF Opoja pret KF Drenocin këtë të diel

03.04.2026. 1 min čitanja

Ndeshje e rëndësishme në Dragash: KF Opoja pret KF Drenocin këtë të diel Fitore e rëndësishme për KF Opojën në Prekaz – mposht KF Runikun me rezultat 2-0 Të dielën, më 5 prill, në stadiumin e qytetit në Dragash do të zhvillohet përballja ndërmjet KF Opoja dhe KF Drenoci, një ndeshje që pritet të sjellë emocione dhe atmosferë të zjarrtë sportive. Takimi do të fillojë nga ora 15:00, ndërsa skuadra vendase KF Opoja do të synojë të marrë pikë të rëndësishme përballë mysafirëve nga Drenoci. Nga klubi i KF Opoja është bërë thirrje për përkrahje sa më të madhe nga tifozët, duke ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin ekipin në këtë përballje të rëndësishme. Atmosfera pritet të jetë festive, ndërsa përkrahja nga tribunat konsiderohet si një shtysë e madhe për djemtë vendas. FORCA OPOJA! 💚🤍 — Dragash Info