Ndërron jetë ish-drejtori dhe mësuesi Aledin Sylejmani nga fshati Kuk Është ndarë nga jeta ish-drejtori dhe mësuesi i…
Ndërron jetë ish-drejtori dhe mësuesi Aledin Sylejmani nga fshati Kuk
Është ndarë nga jeta ish-drejtori dhe mësuesi i nderuar Aledin Sylejmani nga fshati Kuk i komunës së Dragashit.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjen, miqtë, kolegët dhe breza të tërë nxënësish, të cilëve i ndjeri u kishte shërbyer me përkushtim të veçantë gjatë një karriere të gjatë në arsim.
Aledin Sylejmani njihej si edukator i devotshëm, drejtues i përgjegjshëm dhe figurë e respektuar në komunitet.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 26.01.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në fshatin Kuk.
Familjes Sylejmani, të afërmve dhe gjithë komunitetit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
— Dragash Info