Botë

Ndërroi jetë këngëtari i njohur nga grupi “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi – Shem…

23.12.2025. 2 min čitanja

Ndërroi jetë këngëtari i njohur nga grupi "Ilirët", Shemsi Krasniqi – Shemi

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi – Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vdekur.

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur më shumë si Shemi, ka vdekur në moshën 64-vjeçare.

Burime nga Emergjenca thanë se ai u gjet pa shenja jete sot rreth orës 15:00, dyshohet pas një sulmi në zemër.

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para lidhur me vdekjen e këngëtarit të njohur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:00.

Sipas tij, pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë njoftimin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka deklaruar Pllana.

Ai shtoi se, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Shemsi Krasniqi – Shemi ishte një nga zërat më ikonik të muzikës shqiptare, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, me këngën “Xhamadani vija vija”.

Original Facebook objava