Botë

Ndërmarrja mohon pretendimet për arrati: Kryeshefi Ekzekutiv Burim Shala ndodhet në Itali për arsye familjare Menaxhm…

26.01.2026. 2 min čitanja

Ndërmarrja mohon pretendimet për arrati: Kryeshefi Ekzekutiv Burim Shala ndodhet në Itali për arsye familjare

Menaxhmenti i ndërmarrjes ka reaguar ndaj shkrimeve dhe spekulimeve të publikuara së fundmi në disa media, ku pretendohet se Kryeshefi Ekzekutiv, Burim Shala, ndodhet në arrati.

Përmes një sqarimi zyrtar, ndërmarrja ka bërë të ditur se Kryeshefi Ekzekutiv që nga dita e shtunë ndodhet në Itali, për arsye striktësisht familjare, duke theksuar se kjo vizitë nuk ka asnjë lidhje me shmangien nga përgjegjësia apo drejtësia.

Sipas njoftimit, Shala ka qenë jashtë Kosovës prej disa ditësh dhe kjo ka qenë e ditur edhe më herët, ndërsa brenda kësaj jave pritet të kthehet në Kosovë.

“ Në asnjë rrethanë Kryeshefi Ekzekutiv Burim Shala nuk i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë”, thuhet në reagimin e menaxhmentit, duke shtuar se ndërmarrja i beson plotësisht organeve të drejtësisë, të cilat janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë profesionale, të pavarur dhe në përputhje me ligjin.

Po ashtu, menaxhmenti ka bërë thirrje që mediat dhe opinioni publik të përmbahen nga, siç thuhet, dezinformatat dhe spekulimet e pabazuara, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

— Dragash Info

Original Facebook objava