Botë

Ndalohet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës Ferizaj–Prishtinë për shkak të vërshimeve Për shkak të sasi…

10.01.2026. 2 min čitanja

Ndalohet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës Ferizaj–Prishtinë për shkak të vërshimeve

Për shkak të sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve në rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, segmentet e prekura janë:

nga rrethi i Prishtina Mall në drejtim të Prishtinës dhe nga rrethi i Marigona në drejtim të Ferizajt.

Vendimi për ndalimin e qarkullimit është marrë në koordinim me zyrtarë të Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Policia njofton se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës, deri në përmirësimin e gjendjes në këtë segment rrugor.

“Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe garantimin e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava