“Mu më dhimbsen ushtarët e UÇK-së” – Ahmet Shala emocionohet në studio Ish-ambasadori i Kosovës, Ahmet Shala, është e…
“Mu më dhimbsen ushtarët e UÇK-së” – Ahmet Shala emocionohet në studio
Ish-ambasadori i Kosovës, Ahmet Shala, është emocionuar gjatë një interviste në emisionin “Frontal” në T7, ku ka folur për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë diskutimit, ai u shpreh se i dhemb për ushtarët e UÇK-së dhe ngriti shqetësimin se si, sipas tij, një luftë e pastër ka arritur të demonizohet ndër vite.
“Sepse, para ca vitesh, me dalë ushtari i UÇK-së në rrugë ka qenë gati sikur me kanë një idiot. Ta ka shpërla trurin me thanë këta janë fajtor. Qysh erdhëm ne deri në këtë moment, kur propaganda aq e sofistikuar arrit të demonizojë një luftë të pastër”, është shprehur Shala, teksa u pa i prekur emocionalisht.
— Dragash Info