Qendrore

MPB sqaron rregullat për xhamat e errët në automjete: Lejohen vetëm nga prodhuesi, ndalohet vendosja e folieve pa leje

03.04.2026. 2 min čitanja

MPB sqaron rregullat për xhamat e errët në automjete: Lejohen vetëm nga prodhuesi, ndalohet vendosja e folieve pa leje width= width= Prishtinë, 3 prill 2026 – Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një reagim publik për të sqaruar opinionin lidhur me përdorimin e xhamave të errët në automjete, duke theksuar se kjo çështje është e rregulluar qartë me legjislacionin në fuqi. Sipas MPB-së, përdorimi i xhamave të errët lejohet vetëm në rastet kur automjeti është prodhuar si i tillë nga fabrika. Ndërkaq, vendosja e folieve ngjitëse për errësim të xhamave është e ndaluar, përveç rasteve të veçanta që mund të lejohen vetëm me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, pas një kërkese të arsyetuar dhe dokumentacionit përkatës. Ky sqarim mbështetet në Ligjin Nr. 05/L-132 për Automjete dhe në Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 12/2024, konkretisht në nenin 7, i cili rregullon në mënyrë të detajuar këtë çështje. Po ashtu, MPB bën të ditur se më 24 shkurt 2026, Departamenti Ligjor i kësaj ministrie ka nxjerrë një opinion ligjor, ku theksohet se dispozitat e këtij udhëzimi janë të qarta dhe detyruese për zbatim, dhe çdo interpretim ndryshe nuk ka bazë ligjore. Ministria thekson se këto masa janë ndërmarrë për të rritur sigurinë në trafik, për të lehtësuar kontrollin nga organet e rendit dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme. Në fund, MPB u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të respektojnë dispozitat ligjore në fuqi dhe të mos bien pre e keqinformimeve, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit. — Dragash Info