Mosmarrëveshja përfundoi me të shtëna armësh, arrestohen tre persona në Suharekë Policia e Kosovës ka arrestuar tre p…
Mosmarrëveshja përfundoi me të shtëna armësh, arrestohen tre persona në Suharekë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Gjinoc të Suharekës, nën dyshimin se janë përfshirë në një incident me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur derisa njëri nga të dyshuarit ishte duke kaluar me traktor të ngarkuar me dru për djegie nëpër pronën e njërit prej të dyshuarve të tjerë, çka dyshohet se ka nxitur konfliktin.
Në rrethana ende nën hetim, i dyshuari që drejtonte traktorin dyshohet se ka marrë armën e njërit prej të përfshirëve dhe ka shtënë me të në afërsi të një personi të tretë të dyshuar.
Njësitet policore, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë, e cila dyshohet se është përdorur në incident.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
— Dragash Info