Momenti kur Policia e Kosovës e largoi Rron Gjinovcin nga lokali i uzurpuar në emër të UÇK-së
Momenti kur Policia e Kosovës e largoi Rron Gjinovcin nga lokali i uzurpuar në emër të UÇK-së
Policia e Kosovës ka ndërhyrë në vitin 2016 për të larguar nga një objekt të uzurpuar babain e Rron Gjinovcit, i cili e kishte marrë pronën duke iu referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në ato momente, sipas fotografive të siguruara nga Demokracia.com, pranë të atit ishte i pranishëm edhe Rron Gjinovci. Një njoftim i vendosur në lokalin e uzurpuar saktësonte se: “Kjo pronë e paluajtshme në bazë të urdhrit të Gjykatës NR: PN. 140 /16 DT: 21.06.2016 i është nënshtruar sekuestrimit të përkohshëm. Hyrja në të nuk është e lejuar. Ata që hyjnë pa leje mund t’i nënshtrohen arrestit.” Rron Gjinovci është shfaqur më pas në media si analist politik, veçanërisht në debate televizive pranë mediave që lidhen me Vetëvendosjen, ku shpesh ka kritikuar UÇK-në dhe krerët e saj. Deklaratat e tij janë ashpërsuar vitet e fundit, duke thënë se gjatë luftës nuk ka parë asnjë ushtar të UÇK-së, por vetëm individë që pas luftës kanë uzurpuar prona në emër të saj. Gazetari i Demokracia.com ka provuar të kontaktojë Gjinovcin për një qëndrim zyrtar, si dhe OJQ-në “ORCA” ku ai është drejtor, por pa sukses. Për më tepër, në intervista të mëparshme, Gjinovci ka dhënë deklarata kundër UÇK-së, ka nënçmuar figurën e Rugovës dhe ka lavdëruar Beogradin dhe Leninin, sipas një interviste me historianin serb Vladimir Unkovski-Korica. — Dragash Info