Mixhen Berisha emërohet U.D.
Mixhen Berisha emërohet U.D. Drejtor i Zyrës së Punësimit në Dragash
Pas daljes në pension të drejtorit të Zyrës së Punësimit në Dragash, Fitim Kurtishi, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) ka emëruar Mixhen Berishën si U.D. drejtor të zyrës.
Në një njoftim publik, Berisha falënderoi institucionet për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo detyrë përfaqëson një përgjegjësi të madhe. Ai premtoi përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë atyre që kërkojnë mbështetje për punësim.
“Jam i hapur për bashkëpunim dhe ide që kontribuojnë në zhvillimin e tregut të punës në komunën tonë,” tha Berisha, duke theksuar se fokusi i tij do të jetë fuqizimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përgatitja e të rinjve për mundësi konkrete punësimi.
© Dragash Info