Botë

Mevludin Krasniqi, kandidat i Nismës Socialdemokrate nga Brezna, nis fushatën për zgjedhjet parlamentare Nisma Social…

18.12.2025. 2 min čitanja

Mevludin Krasniqi, kandidat i Nismës Socialdemokrate nga Brezna, nis fushatën për zgjedhjet parlamentare

Nisma Socialdemokrate ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ndërsa pjesë e kësaj gare elektorale është edhe Mevludin Krasniqi, kandidat për deputet nga kjo parti, i renditur me numrin 4 në listën zgjedhore.

Mevludin Krasniqi vjen nga fshati Brezne i komunës së Dragashit dhe posedon një përvojë të gjatë institucionale, duke ushtruar më herët disa funksione të rëndësishme shtetërore, përfshirë angazhimin si zëvendësministër në dikastere të ndryshme qeveritare. Aktualisht, ai garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës me mbështetje të fuqishme nga strukturat qendrore të Nismës Socialdemokrate, pjesë e listës zgjedhore me numër 122.

Hapja e fushatës është bërë në Kryeqytet, nën moton “Zëri i bashkimit”, ku u theksua rëndësia e bashkimit politik, përfaqësimit dinjitoz dhe vizioni për një Kosovë të qëndrueshme, të zhvilluar dhe të orientuar drejt integrimeve euro-atlantike.

Nga Nisma Socialdemokrate u theksua se lista zgjedhore përfaqëson figura me përvojë institucionale dhe angazhim qytetar, ndërsa fushata synon mobilizimin e votuesve rreth vlerave shtetndërtuese dhe zhvillimore.

Original Facebook objava