Mësimdhënësit e SHFMU “Ulina” në Kosavë përfundojnë me sukses trajnimin për programe kompjuterike
Mësimdhënësit e SHFMU “Ulina” në Kosavë përfundojnë me sukses trajnimin për programe kompjuterike Mësimdhënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ulina” në Kosavë kanë përfunduar me sukses trajnimin “Aplikimi i Programeve Kompjuterike”, të organizuar nga SBASHK. Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e shkathtësive digjitale të mësimdhënësve, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe përdorimin më efikas të teknologjisë në procesin edukativo-arsimor. Përmes këtij programi, mësimdhënësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në përdorimin e programeve kompjuterike, të cilat do t’i ndihmojnë në organizimin më të mirë të mësimit dhe në aplikimin e metodave moderne të mësimdhënies. — Dragash Info