Botë
Më 16 dhjetor 1998, Presidenti i Kosovës, Dr.
Më 16 dhjetor 1998, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u nderua me Çmimin “Saharov për Lirinë e Mendimit”, një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe paqes.
Ky çmim iu akordua për rezistencën e tij paqësore, vizionin demokratik dhe përkushtimin e palëkundur ndaj lirisë e dinjitetit të popullit të Kosovës.
Fotoja i përket ceremonisë së dorëzimit më 23 shkurt 1999, ku Rugova u prit me respekt të veçantë në Parlamentin Evropian.
Një figurë historike që mbetet simbol i paqes, urtësisë dhe qëndresës shqiptare.