Mbyllet sezona e gjuetisë 2025/2026 në Komunën e Dragashit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka…
Mbyllet sezona e gjuetisë 2025/2026 në Komunën e Dragashit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë vendim për mbylljen e sezonës së gjuetisë për vitin 2025/2026.
Bazuar në këtë vendim, sezona e gjuetisë do të mbyllet zyrtarisht më 02.02.2026. Në përputhje me këtë vendim, Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve “Dhia e Egër”, z. Sherif Sylejmani, ka njoftuar anëtarësinë dhe opinionin publik se e diela, më 01.02.2026, është dita e fundit e lejuar për gjueti për këtë sezonë.
Shoqata u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe qytetarëve të Komunës së Dragashit që të respektojnë vendimin institucional dhe të mos zhvillojnë aktivitete gjuetie pas datës së përcaktuar, me qëllim të mbrojtjes së faunës së egër dhe respektimit të legjislacionit në fuqi.
Autoritetet dhe shoqata paralajmërojnë se çdo shkelje pas mbylljes së sezonës do të trajtohet sipas ligjit.
— Dragash Info



