MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 për sektorin e blegtorisë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi…
MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 për sektorin e blegtorisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), ka njoftuar se do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e blegtorisë përmes Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, përkrahja financiare do të ofrohet për disa kultura dhe aktivitete bujqësore, me qëllim fuqizimin e prodhimit vendor dhe përkrahjen e fermerëve aktivë në vend.
Pagesat Direkte do të përfshijnë:
Pagesa Direkte për qumësht;
Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit;
Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
Pagesa Direkte për zogjtë për majmëri (brojlerët);
Pagesa Direkte për akuakulturë.
Afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.
Të gjithë fermerët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojnë aplikuesit janë të publikuara në uebfaqen zyrtare të MBPZhR-së dhe AZHB-së.
Informata më të detajuara mund të gjenden në linkun zyrtar të thirrjes për aplikim:
https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim?fbclid=IwdGRjcAPa8JJjbGNrA9rwjGV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHtEV5KrwhrTRSGG7vCz2biftVzj2b9KIBSqwULzGp6Q4yIuvQUmfRgfYyTKx_aem_TBYypVtse_y_5ffbh2q8qQ
— Dragash Info