Mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale në Dragash, fokus në transparencë dhe zhvillim strategjik
Mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale në Dragash, fokus në transparencë dhe zhvillim strategjik
Dragash, 25 mars 2026 – Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale të Dragashit, në të cilën janë diskutuar dhe trajtuar çështje me rëndësi për zhvillimin dhe funksionimin e komunës. Gjatë kësaj mbledhjeje, një ndër pikat kryesore ishte shqyrtimi i Draftit të Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun. Ky dokument synon rritjen e transparencës institucionale dhe përmirësimin e komunikimit me qytetarët. Pas diskutimeve dhe komenteve të dhëna nga anëtarët e kabinetit, u vendos që drafti të procedohet më tej për konsultim publik. Po ashtu, Qeveria Komunale mori vendim për fillimin e procedurave për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal. Në këtë kuadër, u propozuan edhe anëtarët e Grupit Punues, i cili do të angazhohet në hartimin e këtij dokumenti strategjik që do të përcaktojë drejtimet e zhvillimit të komunës në vitet në vijim. Në pikën eventuale të rendit të ditës, drejtorët komunalë raportuan mbi punën dhe aktivitetet e realizuara në drejtoritë përkatëse, duke paraqitur një pasqyrë të qartë të progresit dhe angazhimeve në sektorë të ndryshëm. Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi se qeverisja lokale mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, bashkëpunimit dhe avancimit të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve. — Dragash Info