Botë

Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën gjatë fundjavës, Brezovica dhe Prevalla ndër destinacionet më të preferuara Fun…

01.02.2026. 2 min čitanja

Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën gjatë fundjavës, Brezovica dhe Prevalla ndër destinacionet më të preferuara

Fundjava e fundit ka shënuar rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, me mijëra vizitorë nga Shqipëria që kanë zgjedhur vendin për pushim dhe rekreacion.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 9 mijë kalime në pikat kufitare, kryesisht nga Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Destinacionet më të frekuentuara kanë qenë zonat malore dhe turistike si Brezovica, Prevalla, Brodi dhe Peja, të njohura për bukuritë natyrore dhe ofertën turistike dimërore.

Autoritetet kufitare kanë bërë të ditur se përballë fluksit të shtuar, të gjitha sportelet kanë qenë në funksion me qëllim të menaxhimit sa më efikas të qarkullimit dhe shmangies së pritjeve të gjata në kufi.

Vizitorët kanë shprehur interes të veçantë për qendrat e skive dhe zonat malore, duke e kthyer fundjavën në një periudhë të ngarkuar për sektorin e turizmit në Kosovë.

Institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve për respektim të rregullave të qarkullimit dhe bashkëpunim me autoritetet kufitare, në mënyrë që lëvizjet të zhvillohen pa pengesa.

— Dragash Info

Original Facebook objava