Mbi 8 mijë euro mblidhen në shkollën “Emin Duraku” në Prizren për operimin e nxënësit Adi Skeraj
Mbi 8 mijë euro mblidhen në shkollën “Emin Duraku” në Prizren për operimin e nxënësit Adi Skeraj
Prizren, 24 mars – Në shkollën fillore të mesme dhe të ulët “Emin Duraku” në Prizren është përmbyllur me sukses një aksion humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare në ndihmë të nxënësit me nevoja të veçanta, Adi Skeraj. Falë solidaritetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, në kuadër të këtij aksioni janë mbledhur gjithsej 8,157.30 euro. Kjo shumë tashmë i është dorëzuar familjes së Adiut, i cili pritet t’i nënshtrohet një operacioni që synon përmirësimin e mundësisë së tij për të ecur. Nga drejtoria e shkollës është theksuar se kontributet e dhëna nuk përfaqësojnë vetëm ndihmë financiare, por edhe një mbështetje të fuqishme morale dhe shpresë për nxënësin dhe familjen e tij. “Kontributet e mbledhura simbolizojnë mbështetje përtej asaj financiare: një përkrahje morale dhe shpresë për nxënësin dhe familjen e tij. Shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij aksioni dhe kontribuan në këtë nismë shpresëdhënëse”, thuhet në njoftimin e shkollës. Ky veprim humanitar dëshmon edhe një herë frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit në komunitetin shkollor në Prizren. — Dragash Info