Mbi 12 orë pa energji elektrike gjysma e fshatit Kuk Gjysma e fshatit Kuk, në Komunën e Dragashit, po përballet me mu…
Mbi 12 orë pa energji elektrike gjysma e fshatit Kuk
Gjysma e fshatit Kuk, në Komunën e Dragashit, po përballet me mungesë të energjisë elektrike për më shumë se 12 orë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar Flamur Sylejmani, sekretar i përgjithshëm i PDK-së në Dragash, i cili e ka cilësuar gjendjen si të padurueshme dhe të papranueshme.
“Kjo gjendje është e padurueshme dhe e papranueshme. Qytetarët po përballen me vështirësi serioze, ndërsa mungesa e reagimit dhe ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse po i tejkalon çdo kufi. Dikush duhet urgjentisht të marrë përgjegjësi dhe të ndërmarrë masa konkrete për t’i dhënë fund kësaj situate”, ka deklaruar Sylejmani.
Banorët e fshatit Kuk kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.