Mbahet testi kualifikues për kandidatët për gjyqtarë të gjykatave themelore të Kosovës Këshilli Gjyqësor i Kosovës (K…
Mbahet testi kualifikues për kandidatët për gjyqtarë të gjykatave themelore të Kosovës
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka organizuar sot mbajtjen e testit kualifikues në kuadër të procesit të rekrutimit për pesëmbëdhjetë (15) pozita të reja për gjyqtarë në nivel të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës.
Testi kualifikues po mbahet në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri dhe përbën një fazë të rëndësishme të procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor në vend.
Sipas njoftimit të KGJK-së, ky proces zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet profesionale, duke garantuar transparencë, meritokraci dhe barazi për të gjithë kandidatët pjesëmarrës.
Rekrutimi i gjyqtarëve të rinj synon rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, si dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në drejtësi.
Detaje shtesë lidhur me procesin e rekrutimit janë publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në uebfaqen zyrtare.
🔗 https://www.gjyqesori-rks.org/2025/12/27/mbahet-testi-kualifikues-i-kandidateve-per-gjyqtare-te-gjykatave-themelore-te-republikes-se-kosoves/